TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2024, 20:29

Ben Andoni: Një mandat tjetër për prokurorët e SPAK, por koha e të paprekshmëve nuk ka mbaruar ende

Shkruar nga Pamfleti

Ben Andoni: Një mandat tjetër për prokurorët e SPAK, por

Gazetari Ben Andoni deklaroi se me një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK, do të krijohet modeli i nëpunësit të pakorruptuar që i çon punët në fund.

Në studion e MCN, ai tha se pavarësisht punës së tij të mirë në krye të SPAK-ut, koha e të paprekshmëve nuk ka përfunduar ende.

Pavarësisht pritshmërive që kemi ndaj zotit Dumani, puna e tyre deri tani ka treguar një lloj rezultati. Marrja e një mandati nga ana e tyre ka treguar se do të marrë një drejtim të mirë. Qëndrimi i SHBA ndaj kësaj reforme për të cilën shqiptarët kanë sakrifikuar jashtëzakonisht të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Ju e dini që në momentin që do të zgjidhej zoti Dumani ka pasur probleme të jashtëzakonshme. Po ta krahasosh punën e zotit Dumani me zotin Kraja është si nata me ditën.

Ne e kemi drejtuar të gjithë vëmendjen te zoti Dumani, por fuqinë reale nuk e ka vetëm GJKKO, por e ka edhe SPAK-u. Në këtë kohë njerëzit presin që të ketë emra të tjerë, të preket sërish politika nga të dyja krahët. Po mendoj që prandaj kërkohet edhe mandati i zotit Dumani sepse me të duhet të krijohet një model. Deri tani nuk e kemi pasur modelin e një nëpunësi të pakorruptuar që çon përpara punën.

Për zotin Dumani duhen dy ose edhe tre mandate, por duhet të krijojë një model të mirë dhe të lërë njerëz që e çojnë reformën përpara. Nuk besoj se koha e të paprekshmëve ka përfunduar. Duhet një trandje e madhe që të korruptuarit të kenë frikë nga drejtësia. Ka frikë në administratë sepse nuk firmoset më si më përpara. Qeveria firmos në mënyrë kolegjiale që faji të ndahet”, tha ai në MCN.

Lini një Përgjigje