TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2024, 16:25

Kosova bllokoi mandarinat me kimikate nga Shqipëria, Bardhi: Ministria e Bujqësisë të sqarojë lajmin!

Shkruar nga Pamfleti

Kosova bllokoi mandarinat me kimikate nga Shqipëria, Bardhi: Ministria e

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur në Kuvend për lajmin se një sasi e madhe mandarinash shqiptare, janë bllokuar në kufirin kroat pasi përmbajnë kimikate në nivele të larta.

Bardhi tha se këto produkte janë kanë rrezik të lartë, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve, duke përmendur efektet e mundshme negative në tru.

Bardhi i kërkoi Ministres së Bujqësisë Anila Denaj, një përgjigje të menjëhershme për vërtetësinë e këtij lajmi dhe masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë ushqimore.

Deputeti i PD kërkoi gjithashtu sqarime nëse këto sasi të dyshuara po qarkullojnë në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe kontrollit të rreptë për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Qarkullon një lajm shqetësues që në kufirin kroat janë bllokuar një sasi e madhe mandarinash me origjinë shqiptare, të cilat dyshohen me nivel të lartë kimikatesh. Rrezikon jetën e fëmijëve, pasi prek trurin e tyre. Ministrja e Bujqësisë duhet të sqarojë nëse ky lajm është apo jo i vërtetë dhe çfarë masash janë marrë. Qarkullojnë apo jo këto sasi në Shqipëri dhe në Kosovë?”, tha Bardhi në Kuvend.

Lini një Përgjigje