
Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme një javë më parë në emisionin "Të Paekspozuarit", duke deklaruar se Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, dikur ka djegur flamurin shqiptar.
Gjatë një debati në TPZ, Hoxha u pyet nga sekretari i OMONIA, Marin Suli, nëse disponon prova për këtë. Gazetari deklaroi se Beleri është dënuar nga gjykata, ndërkohë që edhe GJEDNJ në Strasburg nuk e ka hedhur poshtë vendimet e gjykatës shqiptare.
Pjesë nga debati në studio:
Artan Hoxha: Zoti Beleri u largua dhe nuk u paraqit. U shpall në kërkim dhe nuk u ekstradua, derisa dënimi u parashtrua.
Marin Suli: Ma trego pak, ke ndonjë foto? Ke ndonjë foto të djegies së flamurit?
Artan Hoxha: I kam edhe ato pa merak.
Klodiana Lala: Ka vendim gjyqësor për këtë. E pranoni këtë vetë, që ka kaluar dhjetë vjet dhe u parashkrua?
Marin Suli: Mos u shqetëso kot.
Artan Hoxha: Për vendimin e vitit 2003, edhe ai vendim u paragjykua dhe u quajt si vendim i dhënë nën presion. Çështja shkoi në Strasburg dhe në 2015, kur ishte kandidat zoti Beleri, ai kërkoi, që gjykimi ishte i padrejtë, pafajësi dhe dëmshpërblim. Gjykata e Strasburgut e quajti të drejtë vendimin e gjykatave shqiptare.
Marin Suli: Më jep pra një provë që ka djegur flamurin.
Artan Hoxha: E ke në gjykatë, ka mbaruar punë me këtë çështje.
Marin Suli: Nuk ka foto dhe video dhe nuk ka patur djegie flamuri.
Artan Hoxha: Unë që kam qenë aty nuk e paskam parë. Kush i ka nxjerrë fotot dhe videot atje? Sa të thashë që Strasburgu e ka nxjerrë vendimin e gjykatës shqiptare të drejtë.
Lini një Përgjigje