TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 07:34

“Bektashinjtë njohin Mekën si qendër shpirtërore”, Spahiu: S’mund të kemi një Mekë të dytë tek Ali Demi!

Shkruar nga Pamfleti

“Bektashinjtë njohin Mekën si qendër

Juristi Kreshnik Spahiu foli lidhur me krijimin e një shteti bektashi sovran. Ai theksoi se bektashinjtë njohin Mekën si qendër shpirtërore dhe nuk është nevoja të krijohet një Mekë e dytë tek Ali Demi.

Spahiu shpjegoi se ky shtet mund të rrisë konkurrencën mes besimtarëvë. Ndër të tjera ajo që e shqetëson më shumë Spahiun, është pabarazia e të drejtës së besimit fetar në Shqipëri. 

“Nëse do nisemi me këtë logjikë. Edhe shpallja e Kosovës është një precedent në të drejtën ndërkombëtare. Asnjë komb në planet nuk ka dy shtete me 4 milion banorë. Ka kombe 100 milion dhe nuk kanë asnjë krahinë autonome. Dhe jo më të kenë  dy shtete. Po të nisemi që shfrytëzohet nga Serbia, Kina nuk ka intereson kjo pjesë. Nuk nisemi me këtë koncept. Sigurisht është një precedent që do keqpërdoret padyshim do hapi problematike. Ajo që më shqetëson pabarazia e të drejtës së besimit fetar në Shqipëri.

Bektashinjtë e njohin Mekën. Shkojnë në Mekë, tani ne duam një Mekë të dytë në Ali Dem që të vijnë bektashinjtë e botës në Ali Dem. Është një lloj sarkazëm. Kam ndjesinë time që pabarazia mund të prishi balancat në Shqipëri. Jemi popull i vogël me disa besim fetare. Duhet të kemi shtet një garanton ekuivalencën fetare të besimit. Mund të rrisë konkurrencën mes besimtarëve”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje