TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 22:31

Kush do të jetë drejtor policie? Arjan Curri: Emri i paracaktuar prej kohësh, do përdoret për të mbledhur vota

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë drejtor policie? Arjan Curri: Emri i paracaktuar prej

Duke komentuar garën për kreun e policisë, analisti Arjan Curri ka deklaruar se socialistëve u duhet një drejtor i ri policie për zgjedhjet e 2025.

Sipas Currit, drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë i paracaktuar.

Mua mu duk që Rrumbullaku të dorëhiqej në atë mënyrë që u dorëhoq, me shkarkim. Të mos harrojmë se “Rrumbullakët” e tjerë ishin komentuar nga Partia Socialiste si grupi i çiftelisë nëse e mbani mend. Gjithsesi Rrumbullaku arriti të ribëhej me socialistët deri në momentin që nuk iu duhej më socialistëve. Tani socialistëve iu duhet një drejtor policie për zgjedhjet e 2025-s. Ky drejtor policie është i paracaktuar”, u shpreh Curri në “3D”.

Curi vuri në dukje se vetë ministri i Brendshëm nuk është politik dhe duke kërkuar që drejtori i ri i policisë së Shtetit të jetë i ri në moshë do të thotë që ka goditur brezin e vjetër.

Ai theksoi më tej se kreu i ri i Policisë së Shtetit do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Ministri për shembull është tekniko-taktik që nuk është politik tha se drejtori duhet të jetë i një brezi të ri.

Pra, pse të mos jetë i një brezi të vjetër. Mua më shqetëson kur është i ri sepse drejtori i ri i përgjithshëm i policisë duhet të jetë një njeri me shumë eksperiencë.

Fakti që është një i ri i bie të jetë i bindur dhe që është paracaktuar konkurrimi.

Gjithë brezi i Rrumbullakut që janë gjithë njerëzit me më përvojë në polici me të mirat e të metat, u këputën nga deklarata se në krye të policisë duhen njerëz të rinj. Plejada e re do të përdoret për fushatë elektorale, siç po përdoret plejada e re e deputetëve.

Është një skenar i njohur. Do të ketë një qëndrim të shkurtër dhe me dëshirë do të përdoret për fushatën zgjedhore”, tha më tej Arian Curri në RTSH.

Lini një Përgjigje