TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 22:00

U skualifkua nga gara për kreun e policisë, “shpërthen” Shemsi Prençi: Komisioni nuk njeh vendimin e  gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

U skualifkua nga gara për kreun e policisë,

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, hodhi akuza të forta lidhur me procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Prençi theksoi se ishte kandidat potencial pasi edhe pse është larguar prej vitesh nga Policia, i plotësonte kriteret pasi ai nuk është shkarkuar asnjëherë.

Nga ana tjetër Prençi theksoi se vendimi për përjashtimin e tij nga gara është thjesht një vendim politik i marrë nga 3 përfaqësuesit politikë në komisionin e posaçëm.

Unë e mora iniciativën për shkak të ndryshimeve në ligjin për policinë e shtetit. Zgjedhja e drejtuesit bëhet mbi bazë të parashikimeve në nenin 56, ku i jepet e drejta çdo punonjësi policie që mban gradën drejtues dhe drejtues i parë. Ligji nuk thotë punonjës në detyrë. Por punonjës që mban gradën, mua gradën nuk ma heq dot kush. I kam fituar me karrierë dhe performancë. Unë kam një vendim gjykate. Në vitin 2012 unë kam denoncuar korrupsionin qeveritar që bëhej për keqshfrytëzimin dhe vjedhjen e pasurive të nëntokës në Bulqizë. Gjykata e asaj kohe ka vendosur anulimin e masës administrative. Dy ditë pasi dhashë dorëheqjen si drejtor i policisë Dibër, pasi nuk gjeta mbështetje te eprorët. Pasi dhashë dorëheqjen nxjerrin vendimin për përjashtimin tim nga policia. Ju drejtova gjykatës dhe ajo më dha të drejtë. Anuloi vendimin e drejtorit të përgjithshëm. Drejtori duhej të më lironte nga detyra ose të më emëronte diku tjetër. Fakti që gjykata e ka anuluar urdhrin, unë konsiderohem në detyrë”, tha ai në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”.

Lini një Përgjigje