TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2023, 10:59

Banorja e Bërxullës "shpërthen" ndaj Ramës: Ne s’jemi as budallenj as memeca, mos bëj sehir për fushatë elektorale

Shkruar nga Pamfleti

Banorja e Bërxullës "shpërthen" ndaj Ramës: Ne

Një nga banorët që ka dalë sërish në protestë këtë të enjte, për shkak të projektit të rrugës Thumanë-Kashar ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos bëjë “sehir” sepse është në fushatë elektorale, por t’u japë përgjigje qytetarëve.

Ajo tha se shteti duhet ti japë një zgjedhje dhe ti sjellë olikarkët tu vjedhin pronat.

“Shteti jonë nuk pyet për banorët fare. Ne iu kemi drejtuar çdo institucione e nuk na ka marrë parasysh asgjë, të gjithë bëjnë sehir e nuk duan t’ja dinë fare.

Ne jemi banorë të këtij fshati jemi autoktonë. Këtu mirë që e ktheu rrugën na e hudhi gjithë banorëve po tani pse nuk vjen të na japë përgjigje? Vlerësimin e banesave? Si 6 muaj asnjë njeri mos vijë me dhënë një përgjigje për çfarë punon ky shtet?

Ne s’jemi as budallenj as qorra as memeca, ne nuk kemi shkel ligjin, nuk vijnë se ka shkelje këtë projekt rruge.

Ai Ervis Berberi që është drejtori i ARRSH s’e di akoma ku bie rruga, të vijë se këtu brenda shtetit është.

Oligarkët e qeverisë e ka kthyer fshatin tonë…pse nuk vjen shteti ti qetësojë banorët, po të vijnë nuk dalin banorët në rrugë! Nuk na e ka fajin policia por shteti dhe ministria e Infrastrkturës.

Shteti t’i vejë gishtin kokës se ne nuk jemi kot që dalim rrugës, apo të bjeri ai IKMT? Asnjëherë s’ka për të më nxjerrë në rrugë. Gjithë kjo protestë që bëjmë ne në kurrizin e atyre do jetë, jo vetëm në kurrizin tonë.

Gishtin e fajit ne e vemë te shteti te ARRSH, te ministria e Infrastrukturës dhe kryeminsitri bën sehir, del bëjnë fushata tani se ka zgjedhjet vendore, mua s’më bie mendja as për bashki as qeveri më se mu ka sos durimi.

Nuk dihet ca vendimi mund të marr nga çasti në çast dhe ai njeri duhet të përgjigjet nëse unë do veëtflijohem s’do ia fali askush gjithë këtë protestë. Ata i dëgjojnë të gjitha por bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Shteti të vijë sa më parë në Bërxullë.”, tha ajo.

 

rama banorët e bërxullës

Lini një Përgjigje