TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 08:35

Banorët e Bërxullës sërish në protestë kundër projektit 'Thumanë-Kashar’, iu bashkohen edhe fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Bërxullës sërish në protestë kundër

Banorët e Bërxullës kanë dalë sot në protestë, në shenjë kundërshtie për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Mësohet se banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën.

Këta të fundit me pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,. kanë bllokuar rrugën.

Ndërkohë, banorët janë ulur në rrugë duke bërë rezistencë dhe duke bllokuar qarkullimin e makinave. 

“Shteti të na japë përgjigje”, thotë një banore e zonës. Ndërkohë policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.

“Mos të na prekë njeri me dorë”, i drejtohen banorët efektivëve, të cilët kanë bërë të mundur lirimin e rrugës.

Një protestues ka humbur ndjenjat dhe po dërgohet në spital pasi nuk u ndje mirë. Banori u fut pa ndjenja në makinën e efektivëve dhe i shoqëruar nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.

Sakaq në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore.

Banorët e Bërxullës sërish në protestë kundërBanorët e Bërxullës sërish në protestë kundërBanorët e Bërxullës sërish në protestë kundër

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin e ndërtimit të rrugës e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për projektin.

Protesta e tyre vijon tashmë prej gati një vitit, duke përshkallëzuar herë pas here në bllokimin e njërit kah të rrugës së Rinasit dhe përplasjeve me policinë.

banoret e berxulles proteste thumanë-kashar

Lini një Përgjigje