TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2024, 11:25

Banesat e përmbytura në Vlorë, gruaja përlotet: Nuk ka ardhur askush të na ndihmojë

Shkruar nga Pamfleti

Banesat e përmbytura në Vlorë, gruaja përlotet: Nuk ka

Ndonëse situata është drejt normalizimit, gjurmët e asaj që ndodhi dy ditë më parë janë ende të dukshme në Vlorë.

Një grua e moshuar me lot në sy tregon se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha ajo për “News 24”.

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera teksa shton se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, u shpreh gruaja.

Lini një Përgjigje