
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që mesazhet e Sky Ecc të cilësohen të pavlefshme.
Pëllumb Gjoka e ka dërguar në Kushtetuese rastin, duke kërkuar që zbërthimi i Sky Ecc të mos merrte si provë.
Por Karamuço shprehet se kushdo që ka dalë në ato përgjime e ka vendin pas hekurave. Sipas tij, nuk do bëjë Shqipëria përjashtim nga vendet e tjera.
“Do ketë gjithmonë. Këta që flenë duke menduar se do u shpëtojnë vrasjeve, trafikut ndërkombëtar dhe të gjithave poshtërsive, ta kenë të qartë se do ikin në burg. Ka marrë fund ajo punë. Të gjitha gjykata europiane, Italia, Franca, Spanja, ka një listë të gjatë deri në Serbi, Maqedoni e Malin e Zi. I kanë proceduar dhe i kanë dënuar. Ne nuk bëjmë përjashtim. Ta flenë këta se mund të shpëtojnë”, tha ai.
Lini një Përgjigje