
Dy kompanitë kanë përlarë deri më tani me tendera të paracaktuar dhe kontrata korruptive rreth 70 milionë euro.
Dy kompani, GTS dhe Messer, e para derivate e mafias italiane, kanë monopolizuar tenderat e oksigjenit në sektorin e shëndetësisë, duke korruptuar kupolën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së dhe spitaleve të tjera rajonale. Dy kompanitë kanë përlarë deri më tani me tendera të paracaktuar dhe kontrata korruptive rreth 70 milionë euro. Paratë janë ndarë dhe janë devijuar në një kartel kompanish me fatura fiktive, janë ndarë sipas roleve dhe investuar në pasuri të paluajtshme.
Në maj të vitit të kaluar, një skuadër e BKH-së zbarkoi në mënyrë të befasishme në zyrat e dy kompanive. Hetuesit e BKH-së u kanë sekuestruar kompjuterat dhe telefonat Besnik Halilit, gruas së tij Luneda Sufali dhe vëllait të saj Ergys Sufali.
U janë sekuestruar telefonat edhe Vladimir Vladimirov, Aldo Muça, Gerti Idrizi, Elona Hoxhafi, Ervin Tushe, Alban Zoraqi, Ardian Strazimiri, Migel Zallëmi, Stojan Angjellari dhe Ela Strazimiri.

Besnik Halili, i njohur si Niku Ndreaghet’as, përfaqësues me prokurë i kompanisë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, shoqëri e cila është derivat i organizatës mafioze italiane “Ndreaghet’a”, bazuar në përgjimet dhe dosjet e anti-mafias italiane, besohet se është njeriu kyç aferës së oksigjenit.
Bashkëshortja Luneda Sufali dhe kunati Ergys Sufali janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në vjedhjen e parave publike me tendera të paracaktuar dhe specifikime teknike të diktuara nga fituesi.

Ish drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali, ‘gangsterja’ që sfidoi Fatmir Xhafajn në Kuvend 10 vite më parë, është nyja lidhëse mes dy kompanive mafioze dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Nga punonjëse në një radio lokale në Durrës, Sufalit i buzëqeshi fati kur nisi punë tek GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, kompania Besnik Halilit, duke u bërë më pas bashkëshortja e tij.
Niku e bëri Sufalin drejtore të administratës në kompaninë GTS-Gazra Teknike Shqiptare, që do të monopolizonte vite më pas tenderat e oksigjenit. Më pas, Sufali u emërua drejtoreshë e Lojërave të Fatit me ndërhyrjen e Halilit si lidhje e organizatës mafioze italiane “Ndreaghet’a”. Pas largimit nga Lojërat e Fatit, në nëntor 2017 Sufali u emërua drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë. ‘Gangasterja’ që u tall me Farmir Xhafajn në Komisionin e Ligjeve u prezantua nga Ogerta Manastirliu, në atë kohë ministre e Shëndetësisë.

Vetëm disa muaj pasi Manastirliu emëroi Sufalin drejtoreshë, kompania “GTS” forcon pozitat e saj në tenderat publikë të oksigjenit mjekësor, duke i kthyer në monopol. Ka dyshime të forta se Sufali ka shërbyer si seksere mes burrit të saj Besnik Halili dhe shoqes së saj ministre, Ogerta Manastirliu, për të realizuar aferën korruptive me tenderat e oksigjenit.
Përfituesit
Përfituesit e dukshëm të skemës së korrupsionit janë Besnik Halili, Ardian Strazimiri, Ela Strazimiri, Dimitar Popchev, Giovanni Annoni, Matteo Fumagalli Romario, Aldo Fumagalli Romario, Maco Annoni, Filippo Annoni, Vladimir Vladimirov, Zoran Bekarovski, Stefan Alexander Messer, Albert Kaçi, Prio Bare, Ervin Tushe, Migel Zallëmi, Stojan Angjellari etj.
Zyrtarët publikë të përfshirë në manipulimin e procedurave tenderuese, me qëllim kanalizimin e parave publike tek GTS dhe Messer janë; Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Gelardina Prodani, Joana Duro, Arjan Kraja, Ani Dyrmishi, Edlira Bode, Litian Broka, Rudina Degjoni, Nevila Shuke, Perin Vogli, Desantila Tahiraj, Leon Kaza, Sokol Feruni, Senad Hallunaj, Anila Kala, Greta Lena, Erjon Dhroso, Ardjan Dajti, Edlira Shkëmbi, Nadire Jani, Skënder Gkoni, Genci Hyska etj.

Njeriu kyç i pazareve dhe skemës korruptive është Besnik Halili, i njohur si Niku Ndreaghet’as, përfaqësues me prokurorë i kompanisë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, shoqëri e cila është derivat i organizatës mafioze italiane “Ndreaghet’a”, bazuar në përgjimet dhe dosjet e anti-mafias italiane.

Linja tjetër përfaqësohet përmes kompanisë MESSER ALBAGAZ, me dy personazhe Ardian Strazimiri dhe Albert Kaçi, të cilët veprojnë në disa linja; korrupsion me tenderat e oksigjenit, kontrabandë, skema mashtrimi me TVSH-në me ‘ujqërit’ e hidrokarbureve dhe pastrim parash.
Grupi flet për Sotir Kllapin
Grupi i përfituesve mblidhet sistematikisht në një restorant pranë Urës së Tabakëve në Tiranë. Aty bëhen pazaret, piketohen tenderat e radhës dhe natyrshëm flitet edhe për dosjen që ka hapur SPAK prej 4 vitesh. Anëtarët e grupit përfitues pretendojnë se e kanë mbyllur me SPAK-un, që prokurori i çështjes Sotir Kllapi po pret të harrohet edhe pak afera, për të kërkuar mbylljen e dosjes në gjykatë.

Pretendimit e grupit të hajdutëve të fondeve publike duket se kanë një bazë. Prokurori i SPAK-ut Sotir Kllapi është ngarkuar që në janar të vitit 2021 për të hetuar skemën e korrupsionit me tenderat e oksigjenit dhe pastrimin e parave. Prej katër vitesh, Kllapi mban dosjen pezull, as nuk merr të pandehur zhvatësit e parave publike me tendera korruptive, duke pastruar më pas paratë në pasuri të paluajtshme, aq nuk e dërgon çështjen për pushim në GJKKO.
Është e papranueshme dhe diskretituese edhe për vetë SPAK-un të mbash një çështje në dorë prej 4 vitesh. Nëse nuk ka fakt penal, kërkoi gjyaktës pushimin e çështjes. Nëse ka fakt penal, dërgo çështjen për gjykim. Për çfarë e mban një dosje katër vite? Çfarë veprimesh hetimore kanë diktuar një kohë kaq të gjatë?
Në skenë Ardian Strazimiri dhe Albert Kaçi
Pas tre vitesh nga nisja e hetimeve për tenderat e oksigjenit, BKH-ja ushtroi kontrolle tek bizneset e Ardian Strazimirit, një personazh i nëntokës së skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave, administrator dhe bashkëaksioner i kompanisë “Sofigaz”.

Kompania e Strazimirit dyshohet se fshihet pas kompanisë Messer Albagas, që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash nga Sotir Kllapi.
BKH-ja ka marë telefonin dhe kompjuterin e Ervin Tushes, i cili është hartuesi i specifikimeve teknike tek çdo procedurë prokurimi të fituar më pas nga GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.
Një tjetër emër që i është marrë telefoni dhe kompjuterat është Migel Zallëmi, shefi i financës së shoqërisë “Messer Albagaz”.
Stojan Angjellari, në cilësinë e menaxherit teknik të kompanisë “Messer Albagaz”, i është marë telefoni dhe kompjuteri.
Kontroll i është bërë dhe Ela Strazimirit, specialistes së financës së shoqërisë “Messer Albagas”, e cila ka qënë në dijeni të transaksioneve fiktive të bëra midis shoqërive “Messer Albagas” dhe “G.T.S”.
Nëse BKH do të thellohet në lëvizjet e parave të kompanive Messer Albagas, G.T.S dhe Sofigaz, në skenën e pastrimit të parave dhe faturimeve fiktive do të dalë edhe kompania AP OIL, me nipt L73318601G, themeluar në 2017, me zyra qëndrore në Gjirokastër, me administrator dhe bashkëpronar Albert Kaçi, një rrufjan i kamufluar kaburantesh dhe ‘ujk i vjetër’ i skemave të mashtrimit me TVSH.
Bashkëpronari tjetër është Piro Bare, i skeduar nga organet hetimore për komtrabandë masive nafte dhe thyerjen e embargos ndaj Rusisë, por që i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit ligjor.
Albert Kaçi është kunati i Artan Gjokajt, i cili sipas dosjes së SPAK rezulton dora më e besuar e Arben Ahmetajt për pastrimin e parave, aferat me pasuritë publike, fshehjen e pasurive, menxhimin e bizneseve, lëvizjen e parave, organizimin e udhëtimeve jashtë vendit, mbylljen e pazareve etj.
Në bazë të indicieve dhe disa dokumenteve, hetuesit e BKH duhet të hetojnë transaksionet mes kompanisë Messer Albagas, pjesë e kartelit, dhe kompanisë AP OIL të Albert Kaçit, sidomos nga viti 2019 deri në vitin 2024.
Një hetim më i thelluar do të përfshinte verifikimin e shitjes së bombulave të oksigjenit në kohën e Covid dhe nëse janë pastruar miliona euro. Në letrat e transaksioneve shfaqet edhe Kosta Sotiri, i fabrikës së Glinës në Gjirokstër, me faturimet e gazit karbonik. Por, duket se Sotir Kllapi i ka ‘larë duart’ me këtë dosje./Prapaskena
Historia me uleritse nuk eshte vetem monopolizimi I tregut por edhe mekanizmi I harxhimit të oksigjenit - shperdorimi I qellimshem I tij duke rritur ne menyre fictive nevojat per 02 dhe njekohesisht të ardhurat. Ditur Kllapi të analizoj harxhimet ë O2 neper spitale dhe aty do kuptoj se cfarë anuzimesh janë bërë.