TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2025, 20:15

Abuzimet me emrat e rrugëve, Autoriteti i Dosjeve kërkon t'i merret miratimi

Shkruar nga Pamfleti

Abuzimet me emrat e rrugëve, Autoriteti i Dosjeve kërkon t'i

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit apelon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugët, sheshet dhe mjediset e tjera publike të merret miratimi i tij. Në vite janë evidentuar abuzime përsa i përket vendosjes së këtyre emërtesave ndërsa personalitetet e propozuar për shkak të dritëhijeve historike janë shoqëruar me debate në opinionin publik.

Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet  e të drejtave të njeriut siç është  rekomandimi i Avokatit të Popullit  që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet  të ketë pushteti vendor për verifikimin  e pastërtisë së këtyre  figurave  me emra simbolesh,data të personave që kanë qenë  në rregjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, Anëtar i Autoritetit.

Aktualisht Autoriteti i Dosjeve ka nisur një proces konsultimi me institucionet publike në të gjithë vendin për vendosjen e standardeve në përzgjedhjen e emërtesave të rrugëve,shesheve etj. 

“Fillimisht ata të na drejtohen me kërkesë  dhe të kryejnë së pari evidentimin e rasteve të përdorimit  të emërtimeve të  shesheve publike apo të rrugëve, me data dhe simbole të rregjimit komunist, të fillojë ndryshimin e këtyre emërtimeve  të rrugëve që janë në kohë për ta bërë këtë punë  dhe ti drejtohen Autoritetit me kërkesë”, shtoi Skënder Vrioni.

Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike me emrat e figurave historike dhe personaliteteve të njohur kanë nxitur debate të shumta./EuronewsAlbania

Lini një Përgjigje