TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2025, 14:14

Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon
Elvis dhe Gjon Shkambi e viktima gjytari Astrit Kalaja

Më 27 Tetor në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë.

Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Sipas të dhënave, seanca do të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.

Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.

Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit, Policia e Tiranës ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhain e tij Gjon Shkambi i cili ishte gjithashtu në sallë, si dhe rojën e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj, i cili nuk veproi pasi detektori metalik sinjalizoi praninë e armës që kishte me vete autori.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerë brenda sallës së gjyqit ndodhi brenda më 6 tetor 2025 rreth orës 15:30.

Gjyqtari i ndjerë u përcoll për në banesën e fundit në Shkodër, pas homazheve që u mbajtën në nder të tij  në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Fisi Shkambi ishte në konflikt pronësie me 31 familje që banojnë në godinën e ish-shkollës së Rezervave dhe Konvikteve në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër. Palët janë në procese gjyqësore prej vitesh, pasi fisi Shkambi pretendon pronësinë mbi godinën, ndërsa familjet që banojnë aty thonë se pala tjetër ka dokumente false.

Lini një Përgjigje