TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2023, 22:53

“Balluku krahu i djathtë i Ramës”, Arian Çani: Belinda do jetë ministre për sa kohë Edi të jetë në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Balluku krahu i djathtë i Ramës”, Arian Çani:

Gazetari Arian Çani deklaroi se kryeministri Edi Rama e konsideron zëvendëskryeministren Belinda Balluku si krahun e tij të djathtë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Çanit shtoi se Balluku do të jetë në krahun e Ramës për sa kohë që ai të jetë në pushtet, teksa shtoi se Rama e di si punon Belinda dhe ja di pikët e dobëta e të forta.

Ka ca njerëz që kanë talentin e organizimit. Belinda, të gjithë ata që e kanë njohur nga afër e konsiderojnë një femër të fortë që di t’u shkojë punëve deri në fund. Unë mendoj se kjo është arsyeja kreysore se pse sulltani, Ramsi e mban aty afër. Për mua ajo është më e afta, më e afta e gjithë pjesës tjetër të enturazhit të Ramës.

Duhet ta themi këtë gjë për të qenë të ndershëm me profesionin. Për ata që e njohin Belidna Ballukun është e tillë. Që do të jetë e përfolur… Kush është një që s’është përfolur.

Belinda për mua do jetë afatgjatë sa të jetë Rama në pushtet, se ai e ka krahë të djathtë e ka pasur që kur ka qenë kryetar bashkie. Ajo ka qenë në bashki që në fillimet e tij. Belinda ka një “background” të paparë me Ramën. Rama e di si punon Belinda, ja di pikët e dobëta e të forta”, tha Arian Çani.

belinda rama pushteti

Lini një Përgjigje