
Analisti Ervis Iljazaj ka komentuar ndryshimet në qeveri, ku u vendosën 7 ministra të rinj.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama, duke i thënë se ky i fundit nuk ka punë me drejtësinë.
Sipas tij Rama nuk është Altin Dumani që të thotë se drejtësia po bën punën.
“Kushtetuta e Shqipërisë thotë se kryeministri i Shqipërisë është përgjegjës, për të gjithë pushtetin ekzekutiv dhe administratën publike. Çfarëdo të ndodhë me ministritë dhe administratën, përgjegjës është Rama. Rama nuk është Altin Dumani që të thotë se drejtësia po e bën punën. Ç’punë ka Rama a po e bën apo jo drejtësia punën”, tha ai.
Lini një Përgjigje