TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2023, 21:52

“Rama regjisor i talentuar”, Çani ironizon ministrat e rinj: S’janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

“Rama regjisor i talentuar”, Çani ironizon ministrat e rinj:

Gazetari Arjan Çani, komentoi ndryshimet e bëra ditën e sotme në kabinetin qeveritar, ku u vendosën 7 ministra të rinj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Çani ironizoi atë që ndodhi ditën e sotme, teksa bërë një paralelizëm duke i quajtura ministrat e emëruar si kukulla të cilat ndodhen në duart e kryeministrin Edi Rama, që sipas tij i vendos dhe i largon kur të dojë.

Ai shtoi se në Asamblenë e sotme nuk kishte asgjë të re, pasi sipas tij ky model është përdorur dhe më parë nga Rama.

“Në Shqipëri po bën lajm se këta janë thjesht kukulla në duart e kryeministrit, e kundërta do të bënte lajm, nëse këta do të kishin një mendim paraprak dhe bota ti njihte. Mua më duket inerci, nuk ka asgjë të re. Nuk kemi pse habitemi”, tha ai.

Çani rama kukulla

Lini një Përgjigje