
Analisri Ilir Yzeiri, teksa ka folur për ndryshimet në qeveri theksoi se kryeministri Edi Rama, nuk ka besim tek asnjë ministër.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ndryshimet u bënë për të shmangur problemet që janë vënë re deri më tani në qeverinë e tij dhe për të shmangur dhe një plagë tjetër që është korrupsioni,
“Rama është nga ato natyra që nuk i beson vetes dhe asnjërit nga ata aty nuk i beson. Puna është se si ka menduar ai ta ndërtojë kabinetin e tretë të qeverisë dhe për të shmangur problemet që janë vënë re deri më tani dhe për të shmangur dhe një plagë tjetër që është korrupsioni. Është gjë shumë e rëndë që zv.kryeministri i një vendi , është marrë i pandehur nga SPAK. Kjo është një sirenë për Ramën, në mënyrë që ai ta shikojë qeverisjen, jo më si një aleancë mes njerëzve të besuar të tij”, tha ai.
Lini një Përgjigje