TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2023, 12:03

“Ballkani i Hapur e kreu misionin”/ Rama e "la në baltë" pas presionit të ndërkombëtarëve, Vuçiç: Nuk besoj se e ka thënë, do ta takoj së shpejti!

Shkruar nga Pamfleti
“Ballkani i Hapur e kreu misionin”/ Rama e "la në
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet dhe se tashmë duhet vazhduar me Procesin e Berlinit.

Vuçiç gjithashtu u shpreh kundër asaj që tha se Rama se “duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit” dhe tha se shpreson që së shpejti do ta takojë atë.

Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani”, tha Vuçiç në TV Prva.

Ai shtoi se do të konsiderojë gjithmonë se çdo ide e krijuar në rajon është “më e mirë se ato që vijnë nga jashtë”.

Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha dje nga Ulqini se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, e që tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

edi rama aleksandar vuçiç “ballkani i hapur

Lini një Përgjigje