
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Begaj e ka vlerësuar si një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më kontribues në debatin publik në Shqipëri.
“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.
Zheji humbi jetën në moshë 64 vjeçare si pasojë e arrestit kardiak. Gazetar, analist i njohur dhe drejtues i emisionit “360 Gradë”, ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.
Lini një Përgjigje