TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2025, 12:31

Avokati i Veliajt ankimon në Apelin e GJKKO masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i Veliajt ankimon në Apelin e GJKKO masën e “arrestit me

Avokati Ermir Beta, i cili mbron kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dorëzoi sot ankimim në Apelin e Posaçëm te GJKKO ku kundërshtohet masa e arrestit me burg ndaj Veliajt.

“Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”, tha avokati, i cili shtoi se po bën gati dhe apelimin e dytë për vendimin e datës 12 shkurt ku gjyqtari antikorrupsion z. Erjon Bani la në fuqi gjatë verifikimit të kushteve masat qe kishte shpallur në mungesë.

Kujtojmë se më datë 12 shkurt, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është lënë në masën e arrestit me burg nga gjyqtari i Posaçëm, Erjon Bani. Vendimi erdhi pas më shumë se dy orësh, pas përfundimit të një seance maratonë ku dy prokurorët e SPAK u përballen me kryebashkiakun, mbrojtësit e tij, por edhe personat e tjerë që janë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjykata ka lënë në fuqi masat edhe për të 6 biznesmenët ndërkohë që është ndryshuar masa për bashkëshorten e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas vendimit të gjykatës mësohet se për Xoxën është vendosur detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë vendi.

Mbrojtja ligjore e Erion Veliajt përveç se ka kërkuar lehtësim të masës së sigurimit, mësohet se ka ofruar edhe garanci pasurore për lirinë e tij, por gjykata ka refuzuar të pranojë kërkesat e mbrojtjes.

Lini një Përgjigje