TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 09:46

Asqeri Mandri dhunonte dhe mbante të izoluar gruan, gazetarja tregon detaje: Vjehrra tha se nusja tradhtonte djalin!

Shkruar nga Pamfleti

Asqeri Mandri dhunonte dhe mbante të izoluar gruan, gazetarja tregon

Gazetarja Bleona Metushi ka folur për rastin e publikuar ditën e djeshme, ku një grua në Kamzë mbahej e izoluar dhe dhunohej nga bashkëshorti i saj.

Ai madje kishte vendosur kamera në banesë për të mbajtur “nën kontroll” gruan e tij, për të cilën kishte dyshime se e tradhtonte.

Metushi tha nëna e Asqeri Mandrit ka deklaruar se djali i saj ishte shumë xheloz, gjë që mund të ketë sjellë në vendosjen e kamerave brenda banesës.

Ata kishin afërsisht një dekadë të martuar, janë prindër të 4 fëmijëve edhe historiku i dhunës së shfaqur nga 34-vjeçari, mund të kenë qenë nga dyshimet që ai ka pasur për marrëdhënie jashtëmartesore.

Si ka rezultuar nga dëshmitë që janë marrë nga grupi hetimor, jo vetëm të bashkëshortes e cila ka bërë denoncimin, por edhe të nënës së 34-vjeçarit, ajo gjatë deklarimeve ka pretenduar se nuk ka pasur dhunë nga djali i saj ndaj nuses, por ajo pretendon se djali ishte xheloz, kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e vendosjes së kamerave brenda banesës së tij”,-tha Metushi.

Lini një Përgjigje