TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2025, 10:05

Asim Vokshi merr zyrtarisht detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, betohet para Presidentit

Shkruar nga Pamfleti

Asim Vokshi merr zyrtarisht detyrën e anëtarit të Gjykatës

Asim Vokshi ka marrë zyrtarisht detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Vokshi është betuar sot në Presidencë, ashtu sikundër parashikohet edhe në Kushtetutë.

Vokshi u zgjodh si anëtar i Kushtetueses nga anëtarët e Gjykatës së Lartë. Vokshi do të zëvendësojë në detyrë Holta Zaçajn, mandati i së cilës përfundoi më 10 mars.

Vokshi do të ketë një mandat të plotë 9-vjeçar, ndërsa u zgjodh nga trupa e anëtarëve të Gjykatës së Lartë më 30 tetor.

Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Por Kushtetuesja ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit  të Vokshit.

Largimi i Holta Zaçaj do të pasohet nga zgjedhja e kryetarit të ri, teksa përkohësisht drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

Presidenti Bajram Begaj, që në fillim të këtij muaji, ka hapur thirrjen për kandidatë që do të zëvendësojnë Sonila Bejten, një tjetër gjyqtare që është në proces largimi, thirrje e cila është e hapur deri në 30 nëntor. 

 

 

 

Lini një Përgjigje