TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2026, 21:40

“As ju njoh fare”/ I grabisin pronën vëllait të vdekur, hedhin fëmijët në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

“As ju njoh fare”/ I grabisin pronën vëllait të

Në vitin 1997, në Cërrik, Altin Elezi ndërtoi, bashkë me bashkëshorten, një biznes karburanti.

Pas vdekjes së tij në vitin 2011, e veja pretendon se dy kunetërit i përvetësuan biznesin përmes një kontrate shitjeje aksionesh me firmë të falsifikuar.

Rasti u denoncua në emisionin “Stop”, ku u organizua edhe një përballje mes palëve. Sipas investigimit, dokumentet janë hartuar pranë një notereje, por mungon firma e bashkëshortes, ndonëse biznesi ishte krijuar gjatë martesës dhe me kontributin e tyre të përbashkët.

Një akt-ekspertim i kryer nga eksperti Vladimir Konomi ka dalë në përfundimin se firma në dokumentet e kalimit të biznesit nuk i përket Altin Elezit.

Çështja mbetet në dorë të drejtësisë, ndërsa e veja kërkon rikthimin e pasurisë që, sipas saj, iu mor me dokumente të falsifikuara.

Lini një Përgjigje