
Autoritetet shqiptare kanë përditësuar të dhënat zyrtare mbi praninë e shtetasve shqiptarë në disa vende kyçe të Lindjes së Mesme, në mes të tensioneve të larta rajonale pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe hakmarrjeve të vazhdueshme, duke evidentuar numrin e rezidentëve dhe turistëve të vetëdeklaruar ose të regjistruar.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) rezultojnë rreth 1,500 shtetas shqiptarë rezidentë që jetojnë dhe punojnë aty. Për turistët apo vizitorët e përkohshëm, numri i vetëdeklaruar lëviz midis 300–500 personave, por kjo shifër mbetet e përafërt për shkak të lëvizjeve të shpeshta dhe hyrjeve pa viza.
Ambasada shqiptare në Abu Dhabi po monitoron situatën dhe ka vënë në dispozicion linja emergjence për çdo nevojë. Në Izrael, janë të regjistruar 1,000 shtetas shqiptarë rezidentë. Autoritetet po ndjekin me vëmendje të shtuar zhvillimet, pasi janë paraqitur 13 kërkesa për evakuim nga qytetarët tanë atje.
Ministria u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve lokale.
Lini një Përgjigje