TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2024, 20:31

Artan Hoxha zbulon detajet: Kapet në Ekuador mbi 1 ton kokainë, ishte porositur nga grupet shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha zbulon detajet: Kapet në Ekuador mbi 1 ton kokainë, ishte

Gazetari Artan Hoxha ka njoftuar se në Ekuador është kapur një sasi rekord kokaine, e cila dyshohet se ishte porositur nga shqiptarët. Sipas tij, janë kapur 1 ton e 127 kg me destinacion Finlandën.

Një ngarkese prej 1 ton e 127 kg kokaine u kap nga policia Ekuadoriane pas një operacioni antidroge. Konteineri i kapur kishte një ngarkesë me koncentrate mineralesh. Destinacioni final i ngarkesës ishte vendi skandinav i Finlandës.

Gjate kontrollit, në fundin e kontenierit të mbushur me minerale u gjeten gjithsej një mijë pako me kokainë. Ngarkesa dyshohet se ishte porositur nga një organizate shqiptare e narkotrafikut, të cilit kishin koordinuar veprimet me dërguesin, po ashtu shtetas shqiptare në portin e Guayaquil.

Agjencia antidrogë e Ekuadorit në bashkëpunim me prokurorinë e Guayaquil është duke hetuar për të zbuluar skemën e plotë të kësaj linje trafiku….”, shkruan Hoxha.

Lini një Përgjigje