TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 22:29

Artan Hoxha: Pseudonimet e Edi Ramës dalin te përgjimet e “SkyEcc”

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha: Pseudonimet e Edi Ramës dalin te përgjimet e
Artan Hoxha & Edi Rama

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se në përgjimet e lidhura me krimin e organizuar ekzistojnë pseudonime që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Hoxha komentoi gjithashtu hetimet e SPAK-ut ndaj figurave të larta politike dhe mënyrën si po trajtohen çështje të ndryshme.

Ne e dëgjuam kryeministrin në fushatë, duhet të ketë qenë 2019 mos gaboj, që iu referua dy kundërshtarëve të tij politikë si ‘i shkurtri’ dhe ‘i forti’. Kur të dalin disa nga ato të Sky-it që janë aty, do të shikoni që ka edhe epitete të tjera përveç këtyre”, tha Hoxha.

Ai shtoi se nëse përmbajtja e përgjimeve përputhet me vendime konkrete qeveritare në datë dhe orë, atëherë, sipas tij, bëhet fjalë për elementë që duhen hetuar seriozisht.

Gazetari theksoi se SPAK sot ka më shumë mbështetje dhe infrastrukturë se në vitet e para të krijimit të tij, përfshirë dosje të ardhura nga jashtë dhe mbështetje ndërkombëtare.

Ke një arkiv të madh provash, pamjesh filmike, bisedash, dokumentesh. Ke edhe mbështetjen e huaj, një koracë ligjore dhe mbrojtje fizike që s’e ka pasur asnjë prokuror në këtë vend. Pse s’vepron dhe kur do veprosh?”, deklaroi Hoxha.

Ai solli si shembull mënyrën e trajtimit të rasteve të ndryshme nga SPAK, duke krahasuar masat e marra ndaj disa zyrtarëve me rastin e zëvendëskryeministres.

Lini një Përgjigje