TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 20:53

Arrestimi i Vangjush Dakos, avokati: Show, e turpshme që po i japim 1 kockë për të lëpirë opinionit publik

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Vangjush Dakos, avokati: Show, e turpshme që po i japim 1

Avokati Leonard Karaj e ka cilësuar një show arrestimin e ishkryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një intervistë për Euronews Albania, Karaj tha se s’mund t’i bëjmë  18 prokurorët e SPAK-ut sikur kanë ardhur nga planeti Mars.

“Ata janë njerëz që jetojnë mes nesh, janë produkt i shoqërisë shqiptare. Ne kërkojmë të bëjmë drejtësi 17 apo 18 prokurorë dhe 100 apo 200 gjykatës që kemi në të gjithë Shqipërinë përkundrejt 2 milionë shqiptarëve të cilët nga mëngjesi deri në darkë mundohen t’ia fusin njeri-tjetrit. Tani jeni në terezi apo jo? Jemi qytetarë me moral në radhë të parë”, tha Karaj.

Sipas avokatit, nuk është etike që të çohet me gjasme një ish-politikan i mazhorancës apo opozitës në burg për t’i dhënë një kockë për të lëpirë opinionit publik.

vangjush dako avokat show

Lini një Përgjigje