TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 07:35

Arrestimi i narkotrafikantit, gazetari: Dritan Rexhepi kishte marrëdhënie me familjen presidenciale të Ekuadorit

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i narkotrafikantit, gazetari: Dritan Rexhepi kishte

Gazetari Elkier Bushkolaj tha se Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në Stamboll si kreu i kartelit “Kompania Bello” dhe ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kishte marrëdhënie dhe me familjen presidenciale të Ekuadorit.

Rexhepi, i cili njihet si një nga vrasësit e parë me pagesë në Shqipëri, dyshohet se ka kryer vrasje edhe në Brazil e Ekuador.

“Dritan Rexhpi është nga ata lojtarë në trafikun e kokainës që krimi shqiptar e ka futur në kategorinë superiore. Nëse shqiptarët deri në periudhën kur Rexhepi mori drejtimin e ‘Kompania Bello’ punonin ose me italianë, ose me malazezët, ose me serbët, tashmë Dritan Rexhepi arriti të krijonte një kompani ku gërshetoheshin 14 grupe kriminale që merrnin përsipër gjithë procesin, që nga blerja e lëndës narkotike në Amerikën Latine deri në ardhjen e saj në tregjet e Bashkimit Europian”, u shpreh Bushkolaj në një intervistë për Euronews Albania.

narkotrafikant gazetari dritan rexhepi ekuador

Lini një Përgjigje