Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë janë caktuar masa sigurie ‘arrest shtëpie’ për 3 të tjerë, ndërsa për një tjetër arrest me burg.
Konkretisht, arrest shtëpie për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë, Jerasimo Bashi, detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë dhe ‘arrest me burg’ për Stavri Mëhillin, i cili është në kërkim.
Prokuroria e Posaçme njoftoi se Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.
Ndërkohë gazetari Armand Bajrami, në një intervistë për emisionin “Review”, ka shpjeguar me detaje se si u tjetërsua kjo pronë në Gjilekë.
“Prokuroria e Vlorës nuk kishte konkluduar. Prej majit të vitit 2021, ka qenë një kallëzim. Ka qenë një anëtar i familjes Bonjaku, pronar në pronën po diskutojmë, u zgjua një ditë të bukur dhe pa që tek prona e tij ishte vendosur një gardh dhe po ndërtohej. Ishte ky anëtar që pa se në pronën e tij ishte rrethuar dhe do bëhej ndërtim.
Ai ka shkuar dhe ka pretenduar se është falsifikuar pronësia, më pas dhe me kallëzimin e Belerit dhe veprimet nga Prokuroria e Posaçme, u konkludua se kemi pasur dyshime. Goro është në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ka qenë në ambientet e një lokali në rrugë në shoqërinë e disa miqve të tij. Sipas Prokurorisë së Posaçme, duke shpërdoruar detyrën, Jorgo Goro ka krijuar mundësinë e regjistrimit të një sipërfaqje prej 5512 mijë metra katror, që ka qenë pronë në shtet, dhe ai ja ka mundësuar regjistrimin një personi privat. Është bërë zhvendosja në terren e 5080 metra ktaror për të krijuar një total prej 10 mihë metra katror. Përfitues i kësaj ka qenë familja Mëhilli”-tha Armand Bajrami.
Lini një Përgjigje