
Avokat Përparim Çaça, thotë se SPAK, me arrestimin e Jorgo Goros, ka dhënë një sinjal që nuk është as me të djathtën e as me të majtën, duke qenë se dhe kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është në burg.
Megjithatë sipas tij SPAK ka shumë punë për të bërë pasi ky arrestim lidhet vetëm me një abuzim 5500 metra katror, ndërkohë që në jug të vendit ka shumë më tepër vepra që duhen dënuar.
“Me këtë lëvizje të SPAK, duket se të dyja palët janë të kënaqura. Pavarësisht se dënuan Belerin, nga ana tjetër dënuan dhe Jorgo Goron. Në njëfarë kuptimi për të thënë se SPAK nuk shikon as majtas e as djathtas. Nëse do të shpëtosh dikë, i thuaj se ke shpërdoruar detyrën dhe në thelb shpërdorimi i detyrës nuk është asgjë tjetër veçse një anë objektive determinohet me mos përmbushjen e rregullit të detyrës. Nga të gjitha këto denoncime që janë bërë, kallëzime ndër vite për bregdetin, vetëm kjo 5500 metra katror janë. Jo, janë shumë më tepër këtë ka kapur rrjeti. E vërteta është se a jemi përpara një tjetër vepre penale më të rëndë, siç është ajo e korrupsionit”, tha ai për Euronews Albania.
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ndërsa si për të dhe tre të tjerë janë caktuar masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Konkretisht, arrest shtëpie për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë, Jerasimo Bashi, detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë dhe ‘arrest me burg’ për Stavri Mëhillin, i cili është në kërkim.
Lini një Përgjigje