TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2024, 14:35

Paskal Milo tregon detaje nga nisja e bombardimeve të NATO-s: Pse Millosheviç refuzoi kompromisin e SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Paskal Milo tregon detaje nga nisja e bombardimeve të NATO-s: Pse

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka treguar se si u përjetua në Tiranë sulmi i NATO ndaj ushtrisë jugosllave dhe masat që mori qeveria.

Ai kujtoi kohën kur NATO vendosi të ndërhynte ushtarakisht në Serbi pasi të gjitha rrugët diplomatike ishin konsumuar, Sllobodan Millosheviçi kishte refuzuar kompromisin e SHBA dhe bombardimet mbeteshin e vetmja rrugë për të shkaktuar kapitullimin e tij.

“Kujtimet janë ende të gjalla në kujtesën time ka qenë një ditë e shënuar, jo sepse NATO sulmoi objektivat ushtarake jugosllave se lufta nuk është asnjëherë e mirë, por në këtë rast ishin me një angazhim të drejtpërdrejtë për çështjen kombëtare, për fatin e Kosovës dhe pasi ishin konsumuar të gjitha përpjekjet për një zgjidhje diplomatike, për herë të fundit SHBA nuk dëshironin të humbnin mundësinë të detyronin Millosheviçin të kthehej në tavolinë. Ishte mundësia e fundit dhe u vendos fillimisht që ministri i jashtëm francez dhe sekretari i jashtëm britanik të shkonin edhe një herë të fundit te Millosheviçi, por pastaj u mendua që të mos i jepnin kaq rëndësi se ishin të bindur që do të refuzonte sërish, ndaj shkoi Hollbruk, e takoi, një bisedë tepër dramatike duke i thënë drejtpërdrejtë se çfarë e priste, por Millosheviç nuk pranoi. Hollbruk shkoi po atë atë ditë në Bruksel dhe bashkë me kreun e NATO dhanë lajmin për nisjen e bombardimeve”, tha Milo për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje