TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 16:17

Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK merr nën hetim edhe deputeten e PS-së, Klotilda Bushka

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK merr nën hetim edhe deputeten e PS-së,

SPAK ka bërë të ditur se ka vënë nën hetim edhe deputeten socialiste Klotilda Bushka.

Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në njoftimin zyrtar ku jepen detaje lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK bën të ditur se ka regjistruar procedimin penal ndaj deputetes Bushka.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e SPAK.



Lini një Përgjigje