TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 15:32

Bardh Spahia mbetet dyerve të SPAK, për të katërtën herë paraqitet në prokurori

Shkruar nga Pamfleti

Bardh Spahia mbetet dyerve të SPAK, për të katërtën

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur sot në SPAK.

Sot është hera e katërt që ai ngjit shkallët e prokurorisë. Pak kohë më parë atij i është komunikuar se është vënë nën akuzë për “shpërdorim detyre”.

Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderët, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i cili ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltama Ademi.

Bardh Spahia është kallëzuar Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra pa të drejtë. Vetë Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

Spahia ishte në SPAK edhe më 24 Dhjetor 2024, ku u pyet për më shumë se një orë e 20 minuta. Po ashtu ai është paraqitur edhe më 2 tetor të vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje