TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 14:59

Arrestimi i Veliajt, caktohet detyrim paraqitje për 5 persona të tjerë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, caktohet detyrim paraqitje për 5 persona të

GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Masa është kërkuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në fuqi.

Ndërkohë, SPAK ka vënë masën detyrim paraqitje edhe për shtetasit: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Pesë personat janë lënë në detyrim paraqitje nga SPAK për të njëjtën çështje, që është vendosur arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ndërkohë, për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa është vendosur masa e ‘arrestit në shtëpi’.

Por masa e sigurisë nuk është ekzekutuar, pasi mësohet se bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashte vendit, konkretisht ne Romë.

 

Lini një Përgjigje