TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 15:17

Arrestimi i Veliajt, gazetari: Të njëjtin fat do të ketë edhe Edi Rama, sapo të bjerë nga pushteti

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, gazetari: Të njëjtin fat do të ketë

Analisti Ben Andoni, komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Andoni tha në “News 24”, theksoi se SPAK duket se po krijon një traditë pozitive të funksionimit të saj. Ai shtoi se nuk beson se politika ka ndikim tek Struktura e Posaçme.

"Drejtësia është e vonuar, nuk ka guxim të ndërmarrë aksione me guxim. SPAK po krijon traditë, nuk besoj se politika ka ndikim, sepse SPAK ka penetruar afër socialistëve. Zyrtarët e lartë, sa më shumë rrinë në pushtet, më tepër mund të manovrojnë në vjedhjet e tyre.

Arrestimi i Erion Veliajt ishte ndryshe nga ai i Ilir Metës. Rama është imunizuar sepse është në pushtet. Edhe Rama është afër goditjeve, por pasi mos të jetë në pushtet. SPAK ka marrë kurajo dhe do vazhdohet akoma me këtë besim. Qytetarët e kanë pritur këtë lajm", tha ai.

Lini një Përgjigje