
Analisti Enton Abilekaj tha se kryeministri Edi Rama po tenton “të sheshojë” marrëdheniet me shtetin fqinj, Greqinë.
Duke komentuar arrestimin e Jorgo Goros nga SPAK, Abilekaj tha se tashmë Partia Socialiste ka përgatitur kandidatin që do e zëvendësoj kryebashkiakun, i cili është një emër i përlyer edhe për Greqinë. Sipas Abilekaj do të jetë Vangjel Tavi ai i cili do të vendoset në krye të bashkisë së Himarës.
“Rama tenton të kanalizojë çështjen jo te kthimi i Belerit, por gjetja e një zgjidhje të zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Ai i ka marrë ndërkohë masat ka çuar një minoritar “safi” siç është Vangjel Tavo, nuk ka lidhje me Himarën, as me OMONIA-n, ka qenë te LSI dhe tani është i lirë. Ai mund të jetë kandidat i Partisë Socialiste.
Është një kandidat i pranuar edhe nga Greqia. Mendoj se Rama po e drejton këtu çështjen, a do e pranoj Greqia këtë orientim? Emri i Vangjel Tavos ka dalë për herë të parë në një gazetë greke, që ka nxjerrë tre emra që mund të ishin kandidatë të pranueshëm nga qeveria greke. Unë besoj se Rama po kërkon të zbusë konfliktin dhe ta çoj në një pikë pajtimi që do të jetë Vangjel Tavo i zgjedhur nga Partia Socialiste, por me mbështetjen e grekëve”, tha Enton Abilekaj në “Now”
Kujtojmë se Jorgo Goro, i cili vazhdonte të kryente funksionin e kryebashkiakut në Himarë u arrestua të shtunën më 23 mars 2024 me kërkesë të SPAK. arrestimi i tij erdhi pas një kallëzimi të bërë më herët nga kryebashkiaku i zgjedhur, por jo i betuar i Himarws Fredi Beleri, i cili qëndron i arrestuar që prej 12 majit, 2 ditë para zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje