TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2023, 15:26

Arratiset nga psikiatria pacienti në Tiranë, dhunon mjekët teksa largohet

Shkruar nga Pamfleti

Arratiset nga psikiatria pacienti në Tiranë, dhunon mjekët teksa

Një pacient i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej në shërbimin e psikiatrisë në QSUT është larguar duke përdorur dhunë ndaj mjekëve, nga ambientet e spitalit.

Mediat bëjnë me dije se shtetasi M. S. paraditen e kësaj të diele, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit. Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.

Menjëherë pas denoncimit të rastit, policia është vënë në ndjekje të tij.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur një mjek dhunohet gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor në spitalet e Qendrës Spitalore Universitare. Rastet e dhunës në shërbimin e psikiatrisë janë të shpeshta për shkak dhe të specifikës së diagnozës që paraqet çdo pacient që shkon për të marrë kujdes shëndetësor në këtë shërbim.

pacient dhune mjeket

Lini një Përgjigje