Pëllumb Shpatit, shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës i cili u la në arrest shtëpie nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit, në janar të këtij viti i vendosën lëndë shpërthyese ‘tritol’ në banesë.
Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan muret e vilës 3-katëshe dhe automjetet e parkuara.
Ndërsa vetë familjarët e tij u shprehën se nuk Shpati nuk ka patur asnjë konflikt dhe se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës së tij si shef i seksionit të krimeve.
Ditën e sotme 13 punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mes të shoqëruarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe.
Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
Lini një Përgjigje