TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2026, 12:31

Arjan Ymeri, drejtori i Start-upeve nën hijen e call centerave dhe skandalit të spiunazhit; lidhja me Delina Ibrahimajn

Shkruar nga Pamfleti
Arjan Ymeri, drejtori i Start-upeve nën hijen e call centerave dhe
Arjan Ymeri

Drejtori i Start-upeve Arjan Ymeri, i njohur si ‘qenushi’ i Delina Ibrahimajt, është djali i zyrtarit të lartë të SHISH, Frederik Ymeri, i cili në muajin maj 2022, u zbulua se ishte spiun i agjencisë sekrete ruse e të disa vendeve jo mike.

Në postin drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Start-upeve, që përzgjedh dhe financon projekt- bizneset e të rinjve, është katapultuar një peronazh i cili dyshohet se është i përfshirë në rrjetin kriminal të call centrave, skemave të mashtrimit, pastrimit të parave dhe spiunazhit. Bëhet fjalë për Arjan Ymeri, ortak në kompaninë PradiumTech shpk, e cila rezulton derivat i kompanisë gjoja italiane Sesante Holding SRL, me përfaqësuese Enida Shehaj, një nga përfaqësueset e kartelit të call centrave në Shqipëri, bashkëshorte e deputetit Agron Shehaj.

Arjan Ymeri, drejtori i Start-upeve nën hijen e call centerave dhe

Pas kompanisë së mashtrimit gjoja italiane Sesante Holding SRL qëndron bosi i madh i call centerave dhe skllavërimit, Agron Shehaj. Kompania PradiumTech shpk me ortakë drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Start-upeve Arjan Ymeri dhe deputetin Agron Shehaj është skeduar nga policia për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Shehaj dhe Ymeri vendosën t’a mbyllnin kompaninë kur autoritetet partnere shtuan presionin ndaj autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për goditjen e rrjeteve kriminale të call centerave në Tiranë.

Ndërkaq, drejtori i Start-upeve Arjan Ymeri, i njohur si ‘qenushi’ i Delina Ibrahimajt, është djali i zyrtarit të lartë të SHISH, Frederik Ymeri, i cili në muajin maj 2022, u zbulua se ishte spiun i agjencisë sekrete ruse e të disa vendeve jo mike. Sipas raportimit të ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, është vërtetuar se Frederik Ymeri, i përcillte informacionet sekrete të shtetit, nëpërmjet celulës së tij të përbërë nga kolegët Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj e Maksim Ferra.

Për këtë çështje, në muajin janar 2021, SPAK filloi procedimin Nr.3/2021, për veprat penale: “Dhënie informata sekrete shtetërore, marrje e shpërblimeve, vënia në shërbim të shteteve të huaja dhe grup i strukturuar kriminal”, çështje të cilën po e heton ish kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ndërsa ish-zyrtari i lartë i SHISH, Frederik Ymeri, është nën hetim për veprimtari spiunazhi në shërbim të rusëve e disa shteteve të tjera jo mike të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i emëroi të birin Arjan Ymeri, Drejtor të Agjencisë Kombëtare të Start-upeve.

Ndërsa djali tjetër, Lorin Ymeri, prej 4 vitesh ishte Drejtor i Përgjithshëm i ADISA, ku janë gjithë të dhënat e shqiptarëve; por pas plasjes së skandalit të babait që shiste sekrete shtetërore te shërbimet sekrete ruse, Babloku e ri-ktheu këshilltar për integrimin në kryeministri…

Si Drejtori i Start-upeve, Arjan Ymeri, djali i spiunit të rusëve Frederik Ymeri, me Vendim Qeverie nr. 115, datë 15 shkurt 2024, ka marr në dorë fondin e parë 3 miliardë lekë, për tua dhënë 50 deri 100 të rinjve.

Ne nuk themi t’u hiqet e drejta për të punuar, por fakti që babai i tyre është ende nën hetim si shefi i një celule spiunësh që ka shitur sekrete të agjencia ruse, nuk mund të drejtojnë agjenci të shtetit shqiptar, së pari sepse e ndalon ligji për sigurinë kombëtare./ Prapaskena 

arjan ymeri drejtori i start-upeve mashtrimi me call centera agron shehaj delina ibrahimaj

3 Komente

  1. E
    Endri

    E ku u rruhet më ktyre se ca bejn me popullin. Ligjet i krijojn vete pa cip morali apo vlerash. I kan kthyer nevojtar per te paguar qera e i detyrojn te firmosin. Para ketij ishte Edona Bilali dha dhe ajo fonde per qef me Shkelzen Markun se vetem ai dinte ajo po shfrytezoi postin mbaroi doktoraturen se pervec rrushfeteve merrte edhe te dhenat. Kush ka bere studime per Startup dhe inovacion gjasme ne Shqiperi? Te luten dhe mezi marrin info e analiza statistika bla bla. Po njeloj abuzon dhe AIDA pa merak. Nje forme tenderash gjoja me vlerësim jurie. Po kush jane perfitues fundor? Kush ka te dhena e lista qe te analizoje ato jane gjasme konfidenciale e ca ca aguridha qe tallen me çmime super të fryra per taksat tona paguaj ne biznese rregullisht vjelin keta qe jalla ne paçin punuar a derdhur kontribute mjaftueshem per 5 vite dime dhe ne te testojm gjera te reja si bota inovacion mo

    1. O
      Opionisti

      Amund te hetihete

      1. A
        Albi_I

        E lexova tre here dhe nuk kuptohet per cfare sulmohet kush? Agron Shehaj ka vite qe operon ne Shqiperi. Call Center-at e tij nuk jane hetuar kurre nga policia italiane. Asnje operacion shqiptar apo italian nuk ka perfunduar ndonjehere ne zyrat e tij. Ne Shqiperia ke dhjetera mijera biznese call centerash, vetem pak prej tyre, jo te regjistruara, merren me mashtrimet me Forex. Pse qenka problem i Agronit ky?! Tani del qe shume vite me pare, Agroni dhe Arjani, bashke me te tjere, nisin nje kompani, qe nuk shkon asgjekundi. Kjo tregon cfare?!

        Lini një Përgjigje