TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 12:05

Argita lëshon akuza të forta: Irena Gjoka u filmua duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS

Shkruar nga Pamfleti
Argita lëshon akuza të forta: Irena Gjoka u filmua duke i kërkuar
Argita Malltezi

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, Argita Malltezi ka hedhur disa akuza të forta për gjyqtarët e Apelit të Posaçëm.

Sipas burimeve të saj, të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e Encrochat.

Ajo tha se po ashtu ka një filmim të gjykatëses Irena Gjoka duke kërkuar 500 mijë euro.

“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.

Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë?

Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal.

Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.

Fakt është se SPAK që e kontrollin gjyqësorin e posaçëm nëpërmjet ligjit. Kontrolli i gjyqësorit e minon totalisht pavarësinë e tij,” tha Malltezi.

argita malltezi spak

Lini një Përgjigje