
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani e quajti persekutim politik vendimin e Apelit të GJKKO-së për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj kreut të PL-së.
Në një deklaratë për mediat, Cakrani theksoi se Meta po mbahet në burg në mohim të plotë të të drejtave elementare, por theksoi se ai nuk mposhtej kollaj dhe se o të përballet deri në fund.
“Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.
Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.
Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Meta do të vazhdojë të përballet me këta”, tha Cakrani.
Lini një Përgjigje