TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2023, 16:23

Anila Denaj do thirret në SPAK për evazionin fiskal me “Bankers” dhe batërdinë me financat shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Anila Denaj do thirret në SPAK për evazionin fiskal me
Anila Denaj, ish-ministrja e Financave

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, kjo ish-ministre e katapultuar prej mafies nga bankat offshore të Salvadorit, Bolivisë, Ekuadorit e Mozambikut, këto ditë do thirret në SPAK për batërdinë që ka bërë në financat shqiptare me buxhetin, me evazionin fiskal, pasuritë e konfiskuara e pasuritë shtetërore, PPP-të, tenderët dhe aferat me borxhet e huaja...

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ka menduar se zullumet që ka bërë në vitet 2019-2021, do kalbeshin në pirgjet me dosje të “arkivës së vdekur” në Linzë, por ato janë në ministri, në institucionet e vartësisë e agjenci bashkëvepruese.

Një nga bëmat e shumta të ish- ministres Anila Denaj, është falsifikimi i dosjes së detyrimeve të “Bankers”, duke i konfirmuar sikur ka shlyer të gjitha taksat, tarifat, rentën minerare, akcizën, tatimin mbi të ardhurat e fitimin, taksat import-eksport, të mjedisit dhe tatimin mbi pagat.

Dihet, që kompania mafioze “Bankers” e cila kalon dorë më dorë nga rusët me maskë kanadeze e te kinezët, prej 18 vitesh po grabit e eksporton naftën shqiptare dhe nuk paguan asnjë detyrim.

Por “Bankers” krekoset dhe pretendon se i ka shlyer krejt detyrimet ndaj shtetit e madje ka dhënë edhe donacione ndaj banorëve, duke paraqitur dokumente të lëshuara nga Ministria e Financa-Ekonomisë me siglimin e ish-ministres Anila Denaj në vitet 2019-2021, duke ia bërë zero detyrimet financiare edhe me veprim prapaveprues në vlerën 2 miliardë USD.

Ky falsifikim me përmbajtje krim financiar shtetëror duke falsifikuar regjistrin tatimor me fuqinë e ministres, është konstatuar nga një kontroll i brendshëm në ministri, ushtruar pas ankesës së drejtorisë së tatim-paguesve të mëdhenj, për mos-pagim detyrimesh nga “Bankers”.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, nga kontrolli ka rezultuar se ish-ministrja Anila Denaj, i ka dhënë “Bankers”, këtë  raport fals për gjoja pagim detyrimesh:

- Taksa Renta Minerare: 350 milionë USD.

- Taksa e tarifa grup, paguar shtetit e subjekteve të tjera publike: 770 milionë USD.

- Taksa të tjera qendrore e lokale: 183 milionë USD.

- Taksa totale të paguara: 890 milionë USD.

- Rentë minerare e paguar: 744  milionë USD.

- Taksa vendore të paguara: 40 milionë USD.

- Akcizë e paguar: 98 milionë USD.

- Sigurime shoqërore të paguara: 35 milionë USD.

- Pagesa për sigurinë e Mjedisit:  33 milionë USD.

Ka edhe deklarime të tjera false, që janë aq mashtrime sa nuk përputhen me realitetin e as me bilancet false dorëzon “Bankers”, të cilat ia harton bashkëshortja e eksperte e Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi.

Por ekipi i kontrollit të Ministrisë së Financave, ka konstatuar se të dhënat false, që ish-ministrja Anila Denaj ka regjistruar si reale në favor të “Bankers”, janë sikur kjo kompani del me 12-15 milionë USD humbje dhe sikur i ka paguar 2 miliardë USD detyrime shtetit shqiptar.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, kjo ish-ministre e katapultuar prej mafies nga bankat ofshore të Salvadorit, Bolivisë, Ekuadorit e Mozambikut, këto ditë do thirret në SPAK për batërdinë që ka bërë në financat shqiptare./Pamfleti

 

ish-ministrja e financave anila denaj spak bankers

Lini një Përgjigje