TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 14:28

Alarmi i Greqisë për Fredi Belerin, reagon ministrja Xhaçka: Prisni faktet, lini drejtësinë të bëjë punën e saj

Shkruar nga Pamfleti
Alarmi i Greqisë për Fredi Belerin, reagon ministrja Xhaçka:
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të Greqisë lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për Bashkinë e Himarës.

Ministrja thotë se Greqia duket të tregohet e duruar dhe të presë faktet për Belerin.
“Blerja e votave është vepër e rëndë penale në legjislacionin tonë dhe organizatat tona ligjzbatuese e kanë prioritet luftimin e saj në kohë zgjedhjes. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshi vëllezërit dhe motrat nga minoriteti grek që marrin pjesë në zgjedhje.

Kandidatura e Fredi Belerit, një qytetar i Shqipërisë që garon për t’u zgjedhur nga bashkëqytetarët e tij nuk garanton ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si gjithë të tjerët. U takon prokurorëve dhe gjykatësve që të merren me këtë çështje sipas dëshmive.

U kërkojmë me respekt miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimet për këtë çështje me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të bëjë punën e vet pa presione të jashtme dhe mesazhe përçarëse. Shumë mirë që informohet Brukseli, por duhet të presim edhe që të dalin faktet.", thotë Xhaçka në reagimin e saj në Twitter.  



alarmi i greqisë për fredi belerin reagon olta xhaçka

Lini një Përgjigje