TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 13:33

“Ka kryer krime”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat si e mbrojtën Meta dhe Berisha: Fredi Beleri duhej të ishte në burg prej kohësh!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka kryer krime”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat si e mbrojtën
Artan Hoxha

Të shohësh dy ish-presidentë dhe dy ish-kryeministra të Republikës së Shqipërisë, fillimisht të kandidojnë, më pas të mbështesin një nga autorët e dyshuar të “Masakrës së Peshkëpisë”, dhe sot ta mbrojnë Fredi Bejlerin, që shpalli haptazi se, do të “ringjallë helenizmin” në një territor mijëravjeçar tërësisht shqiptar, është e turpshme….

Por mesa duket, Berisha e ka ngrënë turpin me bukë, edhe pse i kanë marrë peng një repart ushtarak me 130 ushtarë, i kanë masakruar komandantin e repartit Fatmir Shehu dhe ushtarin në vendrojë Arsen Gjini, i kanë grabitur armatimin e Ushtrisë Shqiptare, ai serish jo vetëm e kandidon si përfaqësues të tij, por e mbron sikur Beleri të ishte Çerçiz Topulli.

Zotërinj ish-president dhe ish-kryeministra te vendit tim, sot drejtues të opozitës shqiptare, Fredi Bejleri duhej të ishte në burg prej shumë vitesh, ndoshta prej fund-shekullit të kaluar, i ndëshkuar dhe dënuar për dhunimin e territorit të Republikës se Shqipërisë, për vrasjen e dy “Dëshmorëve të Atdheut”.

Shoqërimi dhe ndalimi i Belerit, 29 vite nga “Masakra e Peshkëpisë” për shit-blerje votash, është një “ledhatim”.

Ndërsa për politikanet tanë pseudopatriotë që, sot dalin në mbrojtje të një ekstremisti të tërbuar antishqiptar, është një faqe e zezë.

Minoriteti grek në Shqipëri apo komuniteti greqisht-folës në Himarë, kanë me qindra personalitete të spikatur dhe intelektuale qe mund t’i përfaqësonin denjësisht interesat e tyre.

Beleri është modeli me i keq, i një personazhi të implikuar rëndë në akte kriminale kundër Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Një ekstremist ultranacionalist si Bejleri, përfaqësues i interesave më shoviniste antishqiptare, që synojnë copëtimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm që nuk duhet lejuar të kandidonte, por tashme duhej të ishte ndëshkuar prej kohesh nga drejtësia…

Prandaj zotërinj ish-president dhe ish-kryeministra, dëshira juaj për pushtet, nuk mund të shkëmbehet kurrë me gjakun e “Dëshmoreve te Atdheut”…

Koha është e maskarenjve,  por atdheu është i shqiptarëve …

“Ka kryer krime”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat si e mbrojtën
Në foto: Fredi Bejleri duke bërë fushatë me flamurin e Vorio Epirit

 

 

artan hoxha arrestimi i fredi belerit

Lini një Përgjigje