TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 22:29

Akuzat për dosjen “Partizani”, Argita Malltezi: SPAK ka shkruar gënjeshtra stratosferike!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për dosjen “Partizani”, Argita Malltezi: SPAK ka shkruar

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha e konsideroi dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, si një gënjeshtër të madhe.

Berisha dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit, janë marrë nën akuzë nga SPAK, pikërisht lidhur me komplesin Partizani.

Por Malltezi duke sqaruar procedurat, tha se në dosjen e SPAK gjenden gënjeshtra stratosferike.

Familjet pronare kanë kërkuar kthimin e pronës që në 1994. Ligji i 1996 parashikonte deri në 5 mijë metra kthim pronash dhe u shteruan kërkesat pasi morën pronat te ish-ekspozita Shqipëria Sot, shtëpia e hungarezëve dhe ku i kishin. Në vitin 2004, Qeveria nano hoqi kufizimin dhe atëherë familjet pronare nisën kërkimin për kthimin e pronave”, tha Malltezi për emisionin “Open” në News24.

Ajo tha se nuk ka qenë Kryeministri Berisha që e ka nxjerrë ish-kompleksin Partizani nga plasi i përhapjes së pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje