TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 22:21

Çfarë është “Ghost”? Artan Hoxha “zbërthen” platformën që do të shkundë botën e krimit: Ja roli i shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë është “Ghost”? Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje për operacionin e fundit ku u godit aplikacioni “Ghost” ku komunikonin eksponentë të krimit.

Ky operacion çoi në qindra arrestime nga Australia, Lindja e Mesme dhe Europë për trafikim droge. 

Hoxha tha se kjo pajisje që përdorej nga persona të botës së krimit, shitej për 3 mijë dollarë dhe shton se nuk kishte nevojë as për numër telefoni, as për mjet identifikimi dhe as për adresë. Megjithatë si çdo pajisje kishte servera dhe një nga serverat ishte në Islandë.

Hoxha shprehet se deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë që përdornin aplikacionin “Ghost”. Sipas gazetarit, në Australi dhe Itali janë arrestuar shqiptarë që punonin për Ndraghetën.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë. Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE.

Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë.

Në Australi janë arrestuar shqiptarë.

Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”, tha Hoxha për “TPZ”.

Lini një Përgjigje