
Teksa ka komentuar dorëheqjen e gjyqtares së Kushtetueses Elsa Toska, gazetari Lorenc Vangjeli tha se shumë shpejt pritet “tërmet” në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, pritet që një dosje, të cilën e cilësoi drithëruese, të bëhet publike, duke përfshirë shumë emra të sistemit gjyqësor.
Duke ju referuar zbërthimit të aplikacioneve SkyEcc dhe EncroChat, ai tha se do të ketë shumë arrestime.
“Flitet shumë në Tiranë, në rrethet e juristëve dhe politikanëve, për ekzistencën e një dosjeje dhjetëra faqesh, dosje drithëruese, e cila përfshin dekriptimin e dhjetëra Chat-eve të Encrochat-it me subjeket njerëz të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë së re. Ka një vendim gjykate që kjo dosje të mos publikohet, materialet e saj janë sekret, nuk them e kam parë ose jo. Natyrisht i bindem vendimit të gjykatës, pavarësisht se jam gazetar dhe nesër mund të dal kundër këtij vendimi. Ndoshta diku ky informacion ka fillur të shndërrohet në një sekret publik dhe druaj që do shpërthejë diku. Ka shumë emra, prishen shume ekuilibra, emra të sistemit të ri të drejtësisë”, u shpreh Vangjeli.
Lini një Përgjigje