TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2025, 14:40

Aksioni në Theth, banorët "kërcënojnë" Ramën: Asnjë investitor nuk do të gëzojë një centimetër tokë këtu

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni në Theth, banorët "kërcënojnë"
Theth

Mes pakënaqësish për shkak të prishjes së objekteve që kanë ndërtuar pa leje, në oborrin e Kishës së Thethit, kanë rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut, Kuvendi i Burrave të Shalës.

Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur këtë të diel për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot.

Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.

Në përfundim të kuvendit, burrat janë shprehur njëzëri se si do të shkojë çështja e Thethit. Sipas tyre pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.

Pleqtë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme. Ata kërkojnë që respektohet e drejta zakonore qe siç duket e ruajnë me fanatizëm por siç shprehen ata kjo edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.

Ndërkohë, në Kishën e Thethit është zhvilluar zhvillohet mesha e së dielës, ku Dom Kastriot Demaj ka përcjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për të gjithë si për banorët ashtu edhe për autoritetet shtetërore.

Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.

 

aksioni në theth banorët "kërcënojnë" ramën

Lini një Përgjigje