
Shqipëria që prej muajit qershor po përballet me një numër të lartë zjarresh. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.
Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me dushqe.
Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, është djegur një sipërfaqe rreth 23 ha.
Në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, zjarri ka rënë zjarr në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është ende i panjohur.
Në vendin e quajtur “Mal Plak”, pjesë e bashkisë së Librazhdit, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore.
26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, ndërsa nga Forcat e Armatosura 60 efektivë dhe 2 helikopterë.
Gjatë ditës së diel sa i përket zjarrëve në pyje rreziku më i lartë paraqitet në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr pasi pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.
Lini një Përgjigje