TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 14:50

Aksioni i SPAK ndaj Suel Çelës, gazetari: Trafikantët po investojnë në vendet që banojnë, lokalet tani i duan jashtë

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i SPAK ndaj Suel Çelës, gazetari: Trafikantët po
Gazetari Sokol Bregu

Gazetari Sokol Bregu thotë se paratë e fituara nga droga trafikantët duan tashmë t’i investojnë në vendet ku banojnë.

Sipas Bregut është ulur disi sasia e parave që vjen në Shqipëri.

"Një pjesë bën një pjesë jo. Një muaj që të jesh roje në shtëpi bari ka filluar diku nga 3 sot është 6 mijë paund në muaj. 6 mijë paund në muaj ti je roje. Ai që është investitor është tjetër gjë. Po të shkosh në Kukës dhe Has e ke parë sa para kanë hedhur për të ndërtuar, i ke parë investimet, janë shtëpitë 3 katëshe. Nëse ka shtëpi të rrënuara, do të thotë se në atë shtëpi kanë pasur vetëm vajza. Vetëm Kukësi dhe Himara ende nuk ka ndarje të pronës, nuk ka tapi askush. 

Absolutisht në ndërtim investojnë ata. Në ndërtim se s’dinë ata të bëjnë fabrikë kompostoje. Po të dinin ata fabrikë kompostoje do bënin atë. Shyqyr që u fut hoteleria që vajtën në hoteleri. Se ngelën duke blerë 3 apartamente edhe lokalin poshtë apartamentit që të thërrasin shokët. Kjo është ajo që ka ditur. Tani kanë filluar të bëhen të zgjuar. Nuk duan më lokale në Shqipëri, i duan jashtë. Ky është shqetësimi se duan të vendosen diku tjetër. Është ulur disi para për Shqipërinë. Duan të investojnë në vendet që banojnë. ", tha Bregu.

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe autoritetet italiane kanë sekuestruar sot në Verona të Italisë 4 milionë euro pasuri të organziatës së Suel Çelës. Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se organizata kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian.

Pasuritë e sekuestruara janë një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona), një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona), jë llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit), si edhe një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Sipas hetimeve këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.

gazetari sokol bregu aksioni i spak ndaj suel Çelës

Lini një Përgjigje